Flamuri serb zhvendoset nga komunat (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 24.04.2023 20:41 nga Arbëresha Fazliu 24.04.2023 20:41 Izmir Zeqiri, nga PDK, kryetari i ardhshëm i Zubin Potokut, komunës me shumicë serbe, të cilët përbëjnë 80% të banorëve, zyrën e tij do ta ketë në një objekt në fshatin Cabër. Zeqiri i tha televizionit Klan Kosova se në objektin e komunës në Zubin Potok, do të shkojë kur të themelojë kabinetin e tij, për të cilin kërkon nga serbët që të i bashkohen në krijimin e tij. Ndryshe nga Zeqiri, Lulzim Hetemi, kandidati i Vetëvendosjes, i sapozgjedhur kryetar i Leposaviqit, komunës tjetër në veri të vendit e cila po ashtu është me shumicë të qytetarëve të nacionalitetit serb, thotë se funksionin e të parit të komunës do ta ushtrojë nga zyra e kryetarit e cila gjendet në qendër të Leposaviqit. Hetemi garantoi se do të ketë investime të mëdha në këtë vend meqë ka marë mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij. I pari i Leposaviqit ashtu si ai i Zubin Potokut, u zotuan se sapo të marrin mandatet e kryetarit, do të largojnë nga objektet përkatëse flamujt serb për t’i zëvendësuar me ata të Republikës së Kosovës dhe do të shtrijnë funksionalitetin e ligjeve të shtetit të cilit ata i përkasin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë (VIDEO) 22 minuta më parë