Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rashica një nga surprizat e Eredivisie

NULL NULL
24.12.2015 21:35

Eredivisie pak ditë më parë luajti javën e 18-të,  që uli siparin e fazës së parë të kampionatit.

Sikurse është tradita, mediat holandeze në cdo prag fundviti, pasi analizojnë gjithcka ka ndodhur deri në dhjetor, zbulojnë 5 surprizat e pjesës së parë të sezonit.

Mes emrave të përzgjedhur, është edhe ai i Milot Rashicës, 19-vjecarit të përfaqësueses U-21 të Shqipërisë që luan në radhët e Viteshes.

Edhe pse në moshë fare të re, Rashica ka fituar vendin e titullarit, duke e shpërblyer besimin e trajnerit me 6 gola dhe një asist.

Në paragrafin rezervuar për talentin kosovar shkruhet:

“Një vepër arti e zbuluesve të talenteve të Viteshes. Rashica është me origjinë shqiptare dhe ka luajtur me të rinnjtë dhe skuadrën e parë të Vushtrisë në Kosovë. Gjatë vjeshtës së 2014-ës u pikas nga Vitesse dhe pasi impresionoi gjatë përiudhës së provës firmosi në muajin shkurt të 2015-ës.  Vitesse tani po dëfren me një lojtar krahu që është më i shpejtë se drita. Ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë një asist gjatë këtij sezoni. Bashkë me Solanken konsiderhen zbulimet e Vitesses”

Rashica renditet përkrah Christian Santos të NEC Nijmegen, Timo Letschert dhe Bart Ramselaar të Utrechtit dhe Kenny Tete të Ajaxit.

Ai konsiderohet një thesar i cmuar për Vitessen, që me shitjen e kartonit të tij mund të arkëtojë shuma të mëdha në të ardhmen.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.