Blerta Zeqiri emërohet drejtoreshë e QKK-së NULL NULL 18.04.2023 16:20 18.04.2023 16:20 Blerta Zeqiri është emëruar drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova. “Bashkë me ministrin Çeku, në zyrën time pritëm drejtoren e sapozgjedhur të Qendrës Kinematografike të Kosovës, regjisoren Blerta Zeqiri”. “Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit”. Sipas Kurtit, me Zeqirin në krye të QKK-së, fuqizohet tutje reforma në kinematografi. “Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv