26 persona të vrarë nga ISIS, kërkonin tartuf në shkretëtirën siriane NULL NULL 17.04.2023 13:58 17.04.2023 13:58 Foto nga arkivi: Një luftëtar, dhe flamuri i ISIS-it. Të paktën 26 persona që kërkonin tartuf me vlerë në shkretëtirën siriane janë vrarë nga grupi i Shtetit Islamik ISIS, thonë mediat shtetërore dhe aktivistët. Civilët dhe luftëtarët pro-qeveritar ishin në mesin e viktimave të sulmit të së dielës në provincën Hama, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Militantët e IS-it kanë prerë dhe vrarë vazhdimisht ata persona që po kërkonin për kërpudhat, me më shumë se 150 njerëz janë të vrarë këtë vit. Një kilogram tartuf kushton më shumë se paga mesatare mujore në vend. Kërkimi i tartufit është jashtëzakonisht i rrezikshëm pasi gjuetarët luftojnë me minat tokësore dhe luftëtarët e IS-it kanë strehë në shkretëtirë ku rriten, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shtëpia e Bardhë ndan videon e vizitës së Trumpit në NATO, me këngën “Shtëpia e babës” 13 minuta më parë