Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi nuk ka kuorum për votimin e dy projektligjeve

NULL NULL
13.04.2023 11:47
Kuvendi i Kosoves
Kuvendi i Kosoves

Në Kuvendin e Kosovës sot nuk pari kuorum për t’u votuar amandamentet e dy projektligjeve.

Sot nuk u votuan “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive”, si dhe Projektligjit për Prokurorin e Shtetit.

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve për të votuar këto projektligje.

Po ashtu, nuk janë votuar as edhe dy rekomandime që janë lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”, si dhe lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”. /Klankosova.tv

 

 

 

lajme të ngjashme