Afër 10 mijë shoferëve iu është marrë patenta gjatë vitit 2022 NULL NULL 12.04.2023 19:34 12.04.2023 19:34 Patentë shoferët. Foto ilustruese 9 mijë e 416. Ky është numri i drejtuesve të automjeteve që u sanksionuan me marrje të patentë-shoferit gjatë vitit të kaluar. Kështu bën të ditur policia me anë të një përgjigje me shkrim për Klankosova.tv Sipas këtyre të dhënave, disave u ndaluar ngasja për tre muaj, disave për gjashtë e nëntë muaj. Ndërkaq, në vetëm dy raste shoferëve iu është ndaluar ngasja deri në dy vjet. Tutje, statistikat tregojnë se në dy vitet e fundit, 2021 dhe 2022, numri i tiketave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative dhe ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, janë në rritje. Derisa policia e trafikut gjatë vitit 2021 ka shqiptuar 17 mijë e 832 tiketa me pikë negative, në vitin 2022 numri është rritur në 26 mijë e 912 tiketa. Në vitin e kaluar, nga një pikë u është hequr 3 mijë e 598 shoferëve, ndërsa nga 2 pikë, u janë hequr 18 mijë e 972 shoferëve. Kurse nga pesë pikë, që sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor janë maksimumi që shqiptohet përnjëherë, u janë hequr 127 shoferëve. Kështu vërehet një aktivitet i shtuar i policisë në parandalimin e numrit të madh të aksidenteve që po ndodhin në Kosovë./ Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.