Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vedat Muriqi krah për krah me Messin në formacionin e javës në Evropë

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 11.04.2023 21:20

Vedat Muriqi në çdo ndeshje po e dëshmon se është futbollist i klasit botëror.

Në vikend “Pirati” shënoi dy gola në përballjen e Mallorcas kundër Real Valladolid që u mbyll baras 3-3.

Prandaj, puna e sulmuesit kosovar i’u shpërblye edhe kësaj radhe.

Ai u zgjodh në formacionin më të mirë ta javës në Evropë nga faqja “Whoscored”. Aty, Muriqi në sulm është bashkë me shtatë herë fituesin e topit të artë, Leo Messin.

Sulmuesi i Kosovës deri më tani ka shënuar gjithsej 12 gola në La Liga të Spanjës, ndërsa më shumë se ai kanë vetëm Robert Lewandoëski me 17 gola, Karim Benzema 14 dhe Enes Unal 13 sosh.

Mallorca brenda 28 javësh ka shënuar gjithsej 25 gola, që i bie se 50 % të tyre i ka realizuar Vedat Muriqi.

Bile, 28 vjeçari u ka shënuar skuadrave spanjolle ma më nam: Real Madridit, Atletico Madridit, Valencias, Villarealit, Real Betisit etj.

Përveç  12 golave, 28 vjeçari ka dhuruar edhe dy asistime në elitën e futbollit spanjoll.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.