Vdes një pjesëtar i Policisë së Kosovës NULL NULL 11.04.2023 09:47 11.04.2023 09:47 Policia e Kosoves Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Besnik Deliu, ka vdekur. Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur pjesëtari i PK-së, Besnik Deliu. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, sindikata ka lëshuar një telegram ngushëllimi për familjen, miqtë dhe kolegët e të ndjerit. “Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Besnik Deliu, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në telegramin e kryetarit të Sindikatës së PK-së, Imer Zeqirit./Klankosova.tv