Dita e Romëve shënohet pa festë në Plementin (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa 08.04.2023 20:18 nga Agnesa 08.04.2023 20:18 8 prilli për romët e fshatit Plemetin të Obiliqit është ditë e rëndomtë. Aty nuk pati simbole festive e as entuziazëm për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Krejt çka banorët duan është punësim i të rinjve, që thonë se kryesisht jetojnë nga shitja e kanaqeve që i mbledhin në mbeturina. Përpos kësaj ky komunitet kërkon më shumë investim edhe në infrastrukturë. Që nga viti 1990 romët në mbarë botën festojnë për kulturën e tyre dhe ngritjen e ndërgjegjësimit për problemet me të cilat përballen. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.