Deklarimi online i pasurisë, thyen rekord të plotësimit (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 06.04.2023 21:02 nga Flamur Gajtani 06.04.2023 21:02 Kaloi pritshmëritë që në vitin e parë të lansimit. Versioni online i deklarimit të pasurisë nga zyrtarët shtetërorë, bëri që sivjet të arrihet numri më i ulët i zyrtarëve që nuk legjitimojnë të hyrat e tyre vjetore nga krejt 4789 sosh, raporton Klan Kosova. Për kreun e Agjencisë Kundër Korrupsion, formulari digjital ishte i favorshëm për të dyja palët, e për ata që s’e plotësuan do të merren masa. E nëse as deri më 15 prill të njëjtit nuk e kryejnë deklarimin, do të procedohen përmes kallëzimeve penale. Afati i deklarimit ishte nga 1 deri më 31 mars dhe ishte obligativ për secilin që ka pozitë shtetërore. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS