Vuçiqi në Ohër, me përcjellje policore nga toka e ajri (VIDEO) NULL NULL 18.03.2023 10:51 18.03.2023 10:51 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër ka mbërritur në orët e paradites së sotme. Eskorta e tij, sipas pamjeve të Klan Kosovës, përbëhej nga më shumë forca policore sesa të gjitha delegacionet tjera pjesëmarrëse. Forca policore janë parë si në tokë, ashtu edhe në ajër. “Rreth gjysmë ore para se Vuçiqi të vinte në Vilën ‘Biljana’ në Ohër, ai është përcjellë vazhdimisht nga ajri nga policia maqedonase, për shkak të, ndër të tjera, edhe për formën të cilën e ka përzgjedhur që të vijë në Ohër. Për dallim nga të gjitha delegacionet tjera nga rajoni, ai ka përzgjedhur të vijë mëngjesin e sotëm përmes aeroportit të vogël, por aktiv, të Shën Palit në Ohër”, njoftoi gazetarja e Klan Kosova nga Ohri, Rina Mujku. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova SKANDAL: 800 zjarrfikës në Kosovë, 1 zjarrëfikës për çdo 2 mijë e 250 banorë (VIDEO) 16 minuta më parë
Kosova “Për inati”, Kryeziu tregon se çfarë i thanë deputetët rreth moskonstituimit të Kuvendit 21 minuta më parë