A kujdeseni për flokët ashtu siç duhet ? NULL NULL 21.12.2015 18:42 21.12.2015 18:42 Në mënyrë që të keni flokë që shkëlqejnë dhe të shëndetshëm, ju duhet të dini si të kujdeseni për flokët tuaj. Mënyra si i pastroni flokët ndikon drejtëpërdrejtë në shëndetin dhe dukjen e flokëve. Larja e flokëve mund të duket shumë e thjeshtë. Ndoshta preferoni të zgjoheni në mëngjes, dhe menjëherë të bëni një dush. Ndoshta preferoni ta bëni dushin në darkë dhe shpesh herë flini me kokën lagur ose ndoshta keni rutina të tjera jo të shëndetshme për flokët tuaja, transmeton living.al Krihni flokët para se ti lani Krehja e flokëve ndihmon procesin e larjes së flokut që në rrënjë. Nuk do të ketë koklavitje dhe nuk do të keni dhimbje nëse i krihni pasi keni aplikuar balsamin. Lagni flokët përpara se t’i bëni me shampo Para se të vendosni shampo në flokun tuaj, sigurohuni që ato të jenë të lagura në fillim. Mos e vendosni të gjithë shampon në qendër të kokën, por shpërndaheni në mënyrë të barabartë. Masazhojeni skalpin e kokës Pasi ju keni aplikuar shampon në flok, masazhojini ato për rreth 2 minuta. Kjo gjë ndihmon në qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve tuaja. Shpërlarja Shpërlani flokët tuaja gjithnjë me ujë të vakët në të ftohtë, asnjëherë me ujë të nxehtë. Temperatura është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve. Tharja Shtrydhini sa më mirë flokët. Peshqiri do të heqë shumicën e ujit nga flokët tuaja sapo keni dalë nga dushi, sepse tharja e flokëve qull me tharëse është shumë e dëmshme. Krehja Krihini gjithnjë flokët tuaj me krëhër me dhëmbë të rrallë, psi dhëmbët e imët të krëhërit ndikojnë në shkuljen dhe rënjen e flokëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 12 orë më parë
Lifestyle “Afera seksuale, para e dashuri”, Kotorri paralajmëron 12 shenjat e horoskopit (VIDEO) 5 days