Tahiri: Jemi kundër dhe do të bëjmë gjithçka që ta ndalojmë rritjen e energjisë NULL NULL 13.03.2023 13:49 13.03.2023 13:49 Besnik Krasniqi Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të bëjnë gjithçka që është e mundur që të ndalojnë rritjen e çmimit të energjisë. Tahiri është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë, ku ka thënë se në lidhje me çmimin e energjisë kemi një problem të madh, pasi sipas tij, nuk është ofruar version për të, njofton Klankosova.tv. “Çmimin e energjisë, këtu kemi një problem të madh, mirëpo ajo që dihet që tash e dy vjet ende strategjia e energjisë është sjellë në Parlament, është diskutuar dhe shihet se nuk ka version për energjinë. Gjashtë herë e kemi shtyrë masat emergjente, edhe kjo është masë emergjente që është e paqëndrueshme dhe fatkeqësisht që bien në barrë të qytetarëve dhe familjeve të Kosovë. Jemi kundër dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ta ndalojmë këtë rritje të energjisë”, ka thënë Tahiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 19 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day