Vashat e Kosovës e mposhtin edhe Moldavinë, e mbyllin turneun e UEFA-s me tri fitore NULL NULL 12.03.2023 18:14 12.03.2023 18:14 Kombëtarja e Kosovës U-16 për vajza ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e tretë në turneun “UEFA Development” që prej 7 deri më 12 mars u mbajt në Kamëz nën organizim të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kësisoj, vajzat dardane dolën më të suksesshmet në këtë turne, me tri fitore. Në ndeshjen e parë fituan ndaj Andorrës, më pas kundër Shqipërisë (pas penalltive) dhe sot kundër Moldavisë, me rezultat 6:2. Nga dy gola i shënuan Riga Kallaba dhe Olsa Maqestena, derisa Liza Hoxha dhe Loela Ahmeti kontribuuan me nga një gol. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days