Vitia: Qeveria e PAN-it nuk e ka proceduar asnjë ligj për Ministrinë e Shëndetësisë NULL NULL 09.03.2023 11:36 09.03.2023 11:36 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se të gjithë duhet të gëzohen për ligjin për çmimin e barnave. Sipas tij, ky ligj është dashur të bëhet shumë më herët sepse sipas tij, kështu kursehen me mijëra para nga xhepat e qytetarëve, njofton Klan Kosova. Ai ka thënë se Qeveria PAN nuk e ka miratuar asnjë ligj për Ministrinë e Shëndetësisë. “Dje ishte një lajm i mirë për Kosovën. U bë më në fund ligji për çmimin e barnave. Këtij ligji duhet t’i gëzohet secili qytetar. Kisha pas qejf që ky ligj të bëhet më herët, por fatkeqësisht nuk është bërë”. “Nuk është bërë me herët sepse në Qeverinë e PAN-it asnjë ligj për ministrinë e Shëndetësisë nuk është proceduar. Unë edhe atëherë kam thënë me udhëzim administrativ nuk zgjidhjet kjo çështje. Zgjidhet vetëm me ligj”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 11 orë më parë
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 13 orë më parë