Përballje mes gjigandëve në Superligën e Kosovës NULL NULL 09.03.2023 09:36 09.03.2023 09:36 Superliga e Kosoves në futboll Dy ndeshje shumë interesante do të luhen sot në Superligën e Kosovës. Në Suharekë, kampioni në fuqi Ballkani do të luajë kundër Dritës. Ekipi i Ilir Dajës, ka vetëm dy pikë më shumë se ajo e Arsim Thaqit, prandaj rëndësia e këtij derbi është jashtëzakonisht e madhe. E po kaq interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku Prishtina do të jetë mysafire e skuadrës së Gjilanit. Të dyja skuadrat po luftojnë për të siguruar një vend që dërgon në garat evropiane në sezonin e ardhshëm. Dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days