Musliu për Kurtin: Nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin (VIDEO) NULL NULL 07.03.2023 22:08 07.03.2023 22:08 Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sonte në Rubikon, pati shumë kritika për kryeministrin Albin Kurti. Ajo madje tha se nuk e do një kryeministër që ka pasur sjellje të ashpra sa ishte në opozitë, duke e quajtur kështu edhe “rrugaç”. “Ta krahasojmë një njeri që plagos policinë, djeg institucionet, që e rreh ambasadoren amerikane, e grushton, me Albinin sot si kryeministër i cili ka harruar që i ka akuzuar më herët kryeministrat se pse kanë vendosur kravata, pse kanë shëtitur me xhipa, pse kanë pasur truproje të gjitha këto elemente kanë pjesë e protokollit, unë nuk dua që Albin Kurtin ta kem kryeministër me ato sjellje që i ka pasur si opozitar, se unë nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin tim”, është shprehur Musliu në Rubikon. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 19 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day