“Poezi e orë mësimi”, festa e vetme e mësuesve për 7 Mars në shtëpitë-shkolla NULL NULL nga Albert Bajrami 07.03.2023 13:21 nga Albert Bajrami 07.03.2023 13:21 Nxënësit dhe mësuesit në shtëpitë-shkolla 7 Marsi- Dita e Mësuesit është një nga datat më të veçuara në trevat shqiptare. Në këtë ditë kujtohet dhe nderohet mundi i mësimdhënësve për të edukuar brezat e rinj si dhe sakrifica e tyre në rezistencën kombëtare dhe frymëzimin e gjeneratave të reja për atdhedashurinë. Por, jo çdoherë nxënësit kishin mundësi që të shprehin ashtu siç duhet dashurinë për mësuesit. Foto Arkiv: Shtëpitë Shkolla Fadil Aliu, familja e të cilit i kishte lëshuar shtatë shtëpitë e tyre për shkolla, kujton vështirësitë që hasën nxënësit dhe mësimdhënësit në kohën e okupatorit serb. Aliu në një intervistë për Klankosova.tv tha se ata më aktivitete simbolike shënuan 7 Marsin. “Ndoshta me ndonjë aktivitet simbolik, ndonjë poezi apo orë kushtuar Ditës së Mësuesit, por kështu aktivitete madhore s’kemi pasur mundësi të bëjmë”, tha Aliu për Klankosova.tv “Në kohën kur familja ime kemi marrë vendim që më i lëshu shtëpitë tona për shkolla unë kam qenë në vitin e dytë dhe nuk e mbajë aq shumë në mend rreth organizimit të shënimit të Ditës së Mësuesit. Por, unë mund të them se ka qenë goxha e vështirë që me bë ndonjë organizim”. Foto Arkiv: Shtëpitë Shkolla Ai theksoi se në atë kohë ishin të rrezikuar edhe nga ana e policisë të cilët shpeshherë bastisnin shtëpitë-shkolla. “Sfidë ka qenë mbajtje e mësimit, për arsye se vet shtëpitë s’kanë qenë të dizajnuar për shkolla por për të banuar dhe hapësira ka qenë e kufizuar dhe vogël dhe numri i nxënësve ka qenë i madh. Pra, vet mbajtja e orëve ka qenë sfidë. Kemi qenë vazhdimisht të rrezikuar nga policia serbe. Shpeshherë na kanë kontrolluar dhe babin tim e kanë marrë në pyetje në baza mujore. Shpeshherë për këtë ka reaguar OSBE-ja dhe KMDLNJ”, tha ai. “Të rrezikuar kanë qenë edhe nxënësit që ndaleshin nga patrullat e policisë. Kemi hequr edhe me literaturën. Kryesisht dijen e kemi marrë nga diktimi nga literatura që kemi arritur ta sigurojmë”, theksoi Aliu. Familja Aliu (Hertica) njihet për kontributin e madh të saj në Prishtinë. Kjo familja i ka lëshuar shtatë shtëpi për shkolla. Në këto shtëpi që gjendet në lagjen “Kodra e Trimave” u vendosën dy shkolla, Gjimnazi Sami Frashëri dhe Shkolla e Mesme Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 16 orë më parë