Eskporti i drithrave shënon rekord në Australi pas “reshjeve të shiut në kohë” NULL NULL 07.03.2023 09:49 07.03.2023 09:49 Eksporti i grurit shënon rekord në Australi Shirat e dendur, të cilat u fajësuan për disa mungesa ushqimore në Australi, i kanë dhënë gjithashtu një nxitje eksportit të të korrave. Fermerët vendorë parashikohet të shohin vitin e tyre më të vlefshëm ndonjëherë në këtë aspekt, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv. Eksporti bujqësor vlerësohet që të prekë rekord vjetor prej 75 miliardë dollarësh në fund të qershorit, sipas Byrosë së Bujqësisë së Australisë dhe Burimeve Ekonomike. Lufta në Ukrainë ka shtyrë rritjen e çmimeve përfshirë grurin, që është kultura bujqësore që e eksporton më së shumti Australia. “Kemi qenë jashtëzakonisht me fat. Niveli i lartë i prodhimit është saktësisht për shkak të reshjeve, por edhe për faktin që ato kanë ardhur në kohën e duhur”, ka thënë Tony Bacic nga Instituti për Bujqësi dhe Ushqim në Melburn. “Nëse reshjet do të vinin më vonë ose do të kishte thatësi, do ta humbisnim një pjesë të madhe të të korrurave”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.