Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hendboll, Jupa: Motivi është maksimal, presim përkrahjen e tifozëve

NULL NULL
06.03.2023 16:37

Pivoti Kastriot Jupa ka treguar që atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë.

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Bosnjë e Hercegovinën, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15.

Sipas Jupës, motivi te lojtarët është shumë i madh.

“Jemi të motivuar dhe shumë të uritur për sukses. E dimë që përballë kemi një Kombëtare cilësore, por edhe ne kemi cilësi e tashmë edhe përvojë. Përkushtimi është maksimal, ndërsa synimi dihet – fitorja. Presim që të ketë numër të konsiderueshëm shikuesish dhe që përkrahja nga tribunat të jetë e madhe. Premtojmë që përkrahjen do ta shpërblejmë me angazhim maksimal dhe lojë të mirë”, ka theksuar Jupa për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ndeshja Kosova – Bosnja luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.