Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konjufca: Lufta heroike e Jasharajve lëvizi edhe bashkësinë ndërkombëtare

NULL NULL
06.03.2023 11:37
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ngjarja e 5,6 e 7 marsi është ndër më të rëndësishmet në historinë e kombit shqiptar.

Ai pas homazheve dhe vizitës në kullën e Jasharajve bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në shënim të Epopesë së UÇK-së, tha se rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën heroike të familjes Jashari.

Ai ka thënë se kjo ngjarje lëvizi edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila e kuptoi më mirë luftën e drejtë kundër okupimit serbë.

“Rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën heroike e të lavdishme të familjes Jashari kudër okupatorit serbë. Jemi këtu për nderura Epopenë e UÇK, sepse pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të familjes Jashari, UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës, përveç kësaj edhe bashkësia ndërkombëtare lëvizi dhe e kuptoi më mirë, më drejtë luftën tonë të domosdoshme e cila ishte luftë mbrojtëse dhe luftë për çlirim prej pushtuesit serbë”, ka thënë Konjufca.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.