Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuk ka rrezik nga njohja e të drejtave, ka rrezik nga mohimi i tyne!

123
string(15) "Migjen Kelmendi" string(99) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/01/263314432_760261962034394_803449778904231420_n.jpg"
nga Migjen Kelmendi 02.03.2023 09:57

Kanë mbetë edhe pak ditë deri te nisja e negociatave për implementimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Publikimi i planit të marrëveshjes, me dispozitivin dhe 11 nenet e saj, u pritën me pozitivitet dhe përkrahje nga njana anë e publikut, por edhe shkaktuen shqetësime dhe reagime nga ana tjetër.

Përfaqësuesi i Kosovës në këto takime, sado shprehi gadishmëninë e tij për me nënshkrue këte dokument që u publikue, dhe me poentue në takimin e parë, kohën deri te nisja e negociatave për implementim, po e shpenzon me rutinë të përditshme qeveritari!

Kjo asht kohë alarmi e vigjilence, mobilizimi e konsultimi me tanë kapacitetin e ekspertëve që ka sot Kosova. U ndigjuen vlerësime e u shfaqën dyshime të agumentueme, sidomos në Nenet 7 dhe 10, dhe kjo nga nji qeveritar i përgjegjshëm kërkon vemendje dhe angazhim.

Reagimi i Kurtit duhet me qenë instant: krijimi i nji ose dy grupeve konsultative me ekspertë, që kishin me e analizue dokumentin, dhe sidomos nenet 7 dhe 10, deri në germën e fundit.
Sepse, dokumenti i publikuem, në kontekstin aktual politik, premton lëvizje nga kjo status quo ku ka sharue Kosova.

Dhe, s’ka nevojë me u tutë. Kosova asht shtet, edhe pa këte dokument. Por nji shtet qe e konsideron veten shtet, nuk duhet me u frigue nga aftësia e vet me ofrue, me i njoftë dhe me i garantue të drejtat, qoftë edhe të shtueme, për qytetarët e vet.

Nuk ka rrezik nga të drejtat e njerëzve. Ka rrezik nga mohimi i tyne!

Shkruan publicisti, Migjen Kelmendi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme