Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani takon ambasadorin Westerlund, kërkon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim KiE

NULL NULL
01.03.2023 19:40

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në vend.

Në takim u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Bashkimi Evropian, teksa Osmani kërkoi nga Suedia si kryesuese e Presidencës aktuale të Këshillit të BE-së, ta mbështesë aplikimin e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Osmani dhe Westerlund diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral, tregtar dhe ekonomik.

Në raport me dialogun me Serbinë, Presidentja Osmani theksoi se kjo Kosova ka marrë disa vendime jo të lehta në frymën e angazhimit konstruktiv. Megjithatë, sipas Presidentes Osmani këto vendime do t’i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e avancimit të pozitës së personave me nevoja të veçanta.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.