Kelmendi thotë se mbrëmë Kurti nuk gaboi, veproi drejt NULL NULL 28.02.2023 11:40 28.02.2023 11:40 Adriatik Kelmendi Opinionisti, Adriatik Kelmendi i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet e takimit të djeshëm në Bruksel, po vlerëson se kryeministri kosovar, Albin Kurti, mbrëmë veproi në mënyrë të përpiktë në raport me planin e propozuar. Madje njëherit dhe drejtor i Klan Kosovës, ai shprehet përmes facebook-ut, se mbrëmë ishte momenti historik i kryeministrit Albin Kurti, transmeton klankosova.tv. ”Mbrëmë ishte momenti historik i Albin Kurtit. Veproi drejt dhe me përgjegjësi karshi rrethanave, duke i thënë ”po” pa ekuivoke Marrëveshjes Evropiane, të mbështetur nga SHBA-ja. Në kohën e Rambouilletsë e kishte gabim, njëjtë siç e kishte gabim në kohën e Ahtisaarit. Mbrëmë, Albini, nuk gaboi! Përkundrazi!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kërcënimi në Kuvend, Abrashi: Deputetët të ftoheshin të qëndronin në objektin e Qeverisë 1 orë më parë