Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vetullat ndryshojnë pamjen tuaj

NULL NULL
20.05.2015 15:46

A e dini se vetullat mund të ndryshojnë gjithë mënyrën se si duket fytyra juaj ?

Kur jeni të mërzitura, të lumtura, të zemëruara, vetullat tuaja zakonisht janë të parat që e përcjellin gjendjen tuaj emocionale.

vetulla

Këto 3 hapa ju vijnë në ndihmë për të gjetur formën më të mirë të vetullës suaj dhe harkun natyral.

Mbani furçën e make-up-it ose lapsin në vijë paralele me mesin e njërës anë të hundës duke shkuar drejtë ballit dhe kur furça të arrijë vetullën, kuptoni se ku duhet të fillojë vetulla juaj.

Vendosni furçën (lapsin) diagonal nga pjesa anësore e hundës, duke përshkruar cepin e syrit. Aty duhet të përfundojë vetulla juaj.

Mbajeni furçën diagonal nga mesi i hundës me mesin e syrit. Kur ajo të takojë vetullën, aty duhet të jetë pjesa më e lartë e saj, pra harku i vetullës.

lajme të ngjashme