Qeveria e Kosovës ndan mbi 39 mijë dollarë për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington NULL NULL 24.02.2023 17:06 24.02.2023 17:06 Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C. Nga zyra e kryeministrit bëjnë të ditur se me këtë vendim, qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikanë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.