U thirr nga SPAK, Meta: Asnjë institucion nuk mund të më bëjë presion NULL NULL 24.02.2023 00:54 24.02.2023 00:54 Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, zhvilloi mbrëmjen e së enjtes një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Elbasanit. Aty tërhoqi vëmendje prezenca e Luçiano Boçit, nënkryetar i PD-së, njëkohësisht kandidat për Bashkinë e Elbasanit. Për mediat, Meta u shpreh se Elbasani për shkak të keqqeverisjes aktuale renditet si bashkia e parafundit në nivel ekonomik, dhe se me Luçiano Boçin në krye për Elbasanin do të nisë një faqe e re historie për këtë qytet. I pyetur për thirrjet nga SPAK, ai u shpreh se nuk ka institucion që të mund t’i bëjë presion Ilir Metës. “Sa herë të më thërrasë SPAK do shkoj. SPAK krenohet sot me denoncimet dhe kallëzimet e mia dhe të Partisë së Lirisë. Mendova se isha thirrur në cilësinë e kallëzuesit për disa nga aferat e rënda që kam kallëzuar. Sa i përket çështjes për të cilën u thirra, kam zero shqetësim sepse s’kam asnjë lidhje”, theksoi ai. /euronews *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova Arianit Koci sonte në Edicionin Special, tregon se çka do të bëjë me protestën e tij para Kuvendit 20 minuta më parë
Kosova Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis (VIDEO) 29 minuta më parë