Prishtina pëson humbjen e tretë rresht (VIDEO) NULL NULL nga Jon Ajeti 22.02.2023 17:46 nga Jon Ajeti 22.02.2023 17:46 Pranvera s’çeli mirë për Prishtinën.”Bardh e Kaltrit” e pësuan humbjen e tretë rresht. Ani pse, ndeshjen ndaj Dritës e nisin mirë, duke kaluar në epërsi me golin e amerikanit, Jalen Blesa. Goli pranuar nuk e dekurajoi ekipin nga Gjilani, transmeton Klan Kosova. Pas sulmeve të vazhdueshme në portën e Prishtinës, gardiani saj, Ardit Nika shkaktoi këtë ndërhyrje të pa lejuar në Ilir Blakqorin. E nga pika e bardh në portën e Prishtinës shënoi ish lojtari i saj, Besnik Krasniqi. Këmbëngulja e intelektualëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Një tjetër ish lojtar i Prishtinës ua shënoi golin e dytë kryeqytetasve. Blend Baftiu u shkëput mirë në zonë dhe goditi saktë në këndin e Nikës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days