Behrami: Bastisja është skandal i paprecedent dhe kërcënim i hapur ndaj gazetarëve NULL NULL 22.02.2023 13:49 22.02.2023 13:49 Banesa e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit, Hashim Thaçi, është bastisur këtë të mërkurë me urdhër nga prokurori i Dhomave të Specializuara. Kolegu i tij, Artan Behrami, ka thënë se kjo bastisje është skandal i paprecedent dhe kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë, njofton Klankosova.tv. “Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara” ka shkruar Behrami në Facebook. Behramaj është edhe udhëheqës i medias “Demokracia”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin (VIDEO) 3 weeks