Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

1 mijë euro për një vizë pune në Gjermani, i riu pretendon se u mashtrua nga agjencia (VIDEO)

NULL NULL
21.02.2023 23:03

22-vjeçari Artan Mehaj, nga komuna e Istogut, ia kishte vënë vetës një detyrë që sa më parë të gjente një punë në një nga shtetet e Bashkimit Evropian.

I riu ëndërr e kishte Gjermaninë, por mundësinë për të shkuar atje ishin të pakta, edhe për faktin se Kosova nuk ka liberalizim të vizave.

Por gjatë bisedës më shokë, ata i treguan një mundësi të realizimit të ëndrrës gjermane përmes kompanisë Minerva Group në Fushë-Kosovë.

Krejt çka ata i kërkuan atij si kriter për të aplikuar për vizë pune në Gjermani ishin emri, mbiemri dhe vendi i lindjes.

Për të shkuar në Gjermani, Mehajt i thanë se nuk ishte e domosdoshme njohja e gjuhës gjermane.

Por nuk ishte vetëm ky premtimi i kësaj kompanie. Sipas 22-vjeçarit, Minerva Group i kishte premtuar se vetë ata do t’ia sigurojnë punësimin dhe vendbanimin, e në rast se ai do të dështonte ta merrte vizën, paratë që do t’i paguante, do t’i ktheheshin.

Pasi i plotësoi të gjitha kriteret, ai ishte kontaktuar nga ‘Minerva Group”, duke i thënë se ishte personi i vetëm që kishte arritur ta merrte vizën.

Pas kësaj, i riu nisi të bënte pagesat që kjo kompani ia kërkonte. Ai u pagoi atyre dy herë nga 500 euro.

Por gjersa ditët kalonin, kaluan edhe muajt, e u bë një vit, Mehaj filloi të dyshonte, pasi ai ende gjendej në Kosovë e nuk kishte asnjë lëvizje për të shkuar në Gjermani.

E kur pa që situata po merrte erë mashtrimi, Mehaj vendos që të tërhiqet, duke kërkuar t’i kthehen paratë, ashtu siç ishin dakorduar në fillim.

Por një gjë e tillë nuk ndodh, madje kësaj radhe ata as nuk ia hapën kurrë telefonin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.