Dardanet të gatshme për një tjetër fitore NULL NULL nga Endrit Zogaj 20.02.2023 14:38 nga Endrit Zogaj 20.02.2023 14:38 Pas dy fitoreve kundër kombëtarës së Estonisë 2:1 dhe Hong Kongut 7:0, Dardanet kërkojnë edhe fitoren e tretë kundër Bullgarisë në kuadër të turneut miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”. Vajzat e Kombëtares A do të takohen nesër me kombëtaren e Bullgarisë nga orën 11:00 sipas kohës lokale, përkatësisht në orën 9:00 sipas kohës së Kosovës, në Kompleksin sportiv “Gold City”. Ato janë shprehur të gatshme për fitore në këtë përballje, derisa përzgjedhësja Anneli Anderson duket se për këtë takim është e përgatitur dhe ka njohuri për cilësinë e Bullgarisë , prandaj në ndeshjen kundër Hong Kongut i pushuar gati krejt përbërjen e parë në mënyrë që të jenë të gatshme për një tjetër triumf. Në seancën stërvitore para ndeshjes kundër Bullgarisë u provuan shumë skema taktiko-teknike dhe gjithçka që mund të ndodhë gjatë ndeshjes. Atmosfera në mesin e Dardaneve është e shkëlqyer. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.