Koha nuk ecën për orët publike të kryeqytetit (VIDEO) NULL NULL nga Valdrin Ibishi 18.02.2023 18:41 nga Valdrin Ibishi 18.02.2023 18:41 Akrepat e orëve publike në sheshet e Prishtinës duket se ka vite që nuk kanë lëvizur për asnjë sekondë. Për mosfunksionalizimin e orëve në sheshet “Nënë Tereza” e “Zahir Pajaziti”, qytetarët kanë kritika, raporton “Ju Flet Prishtina”. Sipas tyre, ato duhet të jenë në shërbim të qytetarëve. Ndërsa, më ndryshe është për kohëmatësin që gjendet në pjesën e Prishtinës së vjetër, më saktë në Sahatkullë. Aty akrepat lëvizin saktë. Nga Drejtoria për Shërbime Publike për rregullimin e orëve thanë se e kanë në projekt për vitin 2023, dhe të njëjtat nuk është se kanë telashe të mëdha riparimi. /Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.