Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deputeti i PD-së përjashtohet nga seanca, bllokoi foltoren

NULL NULL
16.02.2023 14:17

Deputeti i PD-së Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare për shkak të zhurmës së shkaktuar me bilbil dhe bllokimit të foltores së Kuvendit të Shqipërisë. Drejtuesja e seancës për ditën e sotme Ermonela Felaj tha se pas dhënies së masës së vërejtjes ndaj deputetit, ka vendosur përjashtimin e tij nga seanca.

“Në bazë të nenit 65 të rregullores, meqenëse deputeti Edmond Spaho, pasi i është dhënë dhe masa e vërejtjes dhe vazhdon ta mbajë të zaptuar foltoren e Kuvendit, vendos përjashtimin e tij nga kjo seancë. Kjo masë do të shoqërohet me sanksion financiar të barabartë me ndalimin e pagës së deputetit për këtë ditë.

Po ju paralajmëroj që do t’ju përsëris të njëjtat masa. Sjellja juaj është përsëritëse. Mendohuni mirë për dënimin që do t’ju rezultojë në finale. I tërheq vëmendjen edhe zonjës Hoti, bëtë zhurmë“, tha Felaj. Kjo e fundit tërhoqi vazhdimisht vëmendjen e deputetit disa herë gjatë seancës për zhurmën që shkaktonte. /abcnews.al

 

lajme të ngjashme