Tomë Gashi-Haki Abazit: Dorëzoji provat në Prokurori! NULL NULL 16.02.2023 13:06 16.02.2023 13:06 Tomë Gashi, avokati i familjes Dehari, njofton se ka paraqitur kërkesë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për marrjen në pyetje të deputetit Haki Abazi në cilësinë e dëshmitarit. Kjo pasi ky i fundit sot mbajti një konferencë për media duke thënë se ka bërë një hulumtim lidhur me rastin Dehari dhe se lidhur me zhdukjen e mostrave të të ndjerit “ekzistojnë video-incizime me të cilat dihet qartë se kush ka hy te frigoriferi” në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Gashi me anë të një postimi në Facebook i kërkon Abazit që t’i dorëzojë provat në prokurori. “Haki Abazi e ka borxh ndaj Astrit Deharit dhe e ka obligim ligjor që të dëshmojë dhe t’i dorëzojë të gjitha provat që ai pretendon se i ka në Prokurori, e që kanë të bëjnë me rastin e zhdukjes së mostrave biologjike dhe të gjakut të Astritit, të cilat janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, e që për zhdukjen e tyre është bërë e ditur para dy muajve”, shkruan avokati në postimin e tij. Ai po ashtu ka bashkëngjitur edhe dokumentin e kërkesës ndaj prokurorisë, si përfaqësues juridik i familjes Dehari. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh 44 minuta më parë