Blinken i shkruan letër Vuçiqit: Liderët e Serbisë dhe Kosovës të bëjnë kompromise të vështira NULL NULL nga Besnik Tahiri 15.02.2023 10:48 nga Besnik Tahiri 15.02.2023 10:48 Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, i ka shkruar letër urimi për ditën e shtetësisë së Serbisë, presidentit të këtij shteti Aleksandar Vuçiq. Në letrën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) kryediplomati nga Washingtoni mes tjerash, i përmend presidentit në Beograd, ujdinë me Kosovën, njofton Klan Kosova. “Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, thotë Blinken. Ndërkohë të martën po për nder të ditës së shtetësisë së Serbisë, që festohet më 15 shkurt, Vuçiqit, i dërgoi letër urimi edhe presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, njofton Klan Kosova. “Në vitin që është para nesh, SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e BE-së për normalizim, që do të kontribuojë në krijimin e një të ardhme më paqësore dhe me prosperitet për rajonin”, shkroi Biden. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. Biden uron Vuçiqin, ia shpreh mbështetjen për rrugën drejt BE-së dhe marrëveshjen me Kosovën (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 29/06/2025