U mbajt seminari për licencimin e klubeve për garat evropiane NULL NULL nga Endrit Zogaj 14.02.2023 17:05 nga Endrit Zogaj 14.02.2023 17:05 Sot në selinë e FFK-së është mbajtur seminari për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s për edicionin garues 2023/24, ku morën pjesë zyrtarët e klubeve të Albi Mall Superligës. Në këtë seminar klubet u njoftuan për ndryshimet që ka pësuar rregullorja e UEFA-s për licencim në garat evropiane si dhe për kriteret që duhet plotësuar fazë pas faze deri në finalizimin e plotë të këtij procesi. Po ashtu, kontributin e tyre në diskutimet rreth kritereve të ndryshme të këtij procesi e dhanë edhe anëtarët e Komisionit të Licencimit të Shkallës së Parë, Naim Havolli, Safet Berisha dhe Jusuf Tortoshi. Tashmë është krijuar një përvojë e mirë në përmbushjen e kritereve për licencim dhe kryesisht klubet tona kanë arritur ta kalojnë me sukses këtë proces në vitet e mëparshme. Procesi i licencimit të klubeve do të përmbyllet deri në muajin maj. Një seminar i këtillë do të mbahet edhe të mërkurën me klubet e Sigal Superligës së femrave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.