Nimani: Getinjo gaboi me publikimin e bisedave me Xhulin, mund të kenë ndikuar ndjenjat për Vivin (VIDEO) NULL NULL 12.02.2023 17:45 12.02.2023 17:45 I ftuar në emisionin “Big Talk”, gazetari i Klan Kosova, Labinot Nimani ka komentuar publikimin e bisedave private të Getinjos me Xhulin, ndërsa ka thënë se “veprimi i nxituar i Getinjos, mund të ketë qenë për shkak të ndjenjave të tij për Vivien”. “Mendoj që cënimi i privatësisë së secilit person, e në këtë rast edhe të Xhulit, është një vepër e ligë. Mirëpo, ndoshta e arsyetoj veprimin e tij për shkak se është kapluar nga emocionet dhe ndjenjat, duke u nisur prej lidhjes së tij me Vivien, e cila ishte brenda dhe duke e parë në presionin që ka qenë, ndoshta ka qenë kjo arsyeja e reagimit”, tha ai. Tutje, Nimani është shprehur se mendon që reagimi i shpejtë i Getinjos për fshirjen e atyre bisedave është si rezulatet i efektit të publikut, përcjell Klankosova.tv. “Mendoj se ka qenë lëvizje e gabuar dhe e nxituar e Getinjos dhe është komentuar pafund negativisht, ndaj mendoj që edhe efekti i publikut ka bërë që të reagojë më shpejtë”, u shpreh tutje ai. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. Këto dhe shumë të tjera mund t’i shihni në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.