Thellohet kriza Ronaldo-Benitez NULL NULL 15.12.2015 11:15 15.12.2015 11:15 Portugezi është i pakënaqur me kërkesën e fundit të menaxherit pasi i dha fund agjërimit shtatë-mujor të golave nga gjuajta e lirë. Cristiano Ronaldo kurrsesi nuk po mund ta përmirësojë raportin me Rafa Benitezin. Raportet thonë se shefi i Real Madridit i ka kërkuar portugezit që t’i nënshtrohet testeve biometrike për të përmirësuar saktësinë nga gjuajtja e lirë. Javën e shkuar, Ronaldo shënoi golin e parë nga gjuajtja e lirë në më shumë se gjashtë muaj. Por kërkesa e fundit e Benitezit nuk është pritur aspak mirë nga ai dhe marrëdhënia me trajnerin veç është keqësuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.