Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gakpo zbulon se ishte afër transferimit tek Manchester United

NULL NULL
nga Shpend Spahija 12.02.2023 11:37

Cody Gakpo më 1 janar 2023 u zyrtarizua si lojtar i ri i Liverpool. Për holandezin u paguan 42 milionë euro tek  PSV Eindhoven.

Por në garë për të ishte edhe Manchester United, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

“Bisedova shumë me van Nistelrooy për Manchester United gjatë verës, kur dukej se po realizohej transferimi. Por në dimër jo. Ishte dëshira e Ruud që të shkoja tek një klub i madh dhe mendoj se këtë e kam arritur me Liverpool.”, tha Gakpo.

23 vjeçari deri më tani ka zhvilluar 6 ndeshje me Liverpool, por ende nuk ka rritur të regjistrojë gol apo asist.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.