Mësohet data kur do të vendoset mbi fatin e PD-së NULL NULL 10.02.2023 19:39 10.02.2023 19:39 Fati i Partisë Demokratike në Shqipëri do të vendoset më 3 mars. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në përgjigje të interesimit të medias ka informuar se: “Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për t’u gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja”. Kujtojmë se një nga çështjet më të diskutuara të vitit ka qenë ajo se kujt i përket vula e partisë, palës së mbështetur nga Sali Berisha apo tjetrës nga Enkelejd Alibeaj. Për këtë do të duhet të presim deri më 3 mars. Ndërkohë që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje pak ditë më parë Gjykatës që ta trajtojë me prioritet këtë çështje, pasi regjistroi komisionerët e PS, PL dhe PSD-së dhe jo ata të Partisë Demokratike të cilët kishin paraqitur dy lista komisionerësh për zgjedhjet e 14 majit. Ndërkaq më datën 1 mars është gjyqi i Edith Harxhit që kërkon heqjen e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së nga regjistri i partive politike. /a2news *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.