Guardiola te PSG-ja? NULL NULL 10.02.2023 09:05 10.02.2023 09:05 Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola Pep Guardiola mund të përfundojë te Paris Saint-Germain stinorin e ardhshëm. Spanjolli mund të largohet nga Manchester City pas shkeljeve financiare që dyshohet t’i kenë bërë Qytetarët. Në anën tjetër, kampioni francez duket të mos jetë krejt i kënaqur me Christopher Galtierin, pas eliminimit të beftë nga Kupa e Francës. Në rast se Lionel Messi e vazhdon qëndrimin në Parkun e Princave, ardhja e Guardiolës do të bënte që dyshja të ribashkoheshin pas 11 vjetësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.