Nisi “Java e Pyjeve” NULL NULL 20.05.2015 13:44 20.05.2015 13:44 Në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës të mërkurën u bë hapja e aktivitetit “Java e Pyjeve” Ky aktivitet u hap nga ministri, Memli Krasniqi i cili organizoi një aksion simbolik ku shpalosi disa piktura dhe afishe për pyjet dhe shpërndau disa fletushka sensibilizuse tek fëmijët për ruajtjen e ambientit dhe të pyjeve Ministri i Bujqësisë po ashtu shfrytëzoi rastin që fëmijët që ishin të pranishëm në këtë ngjarje të përcjell disa mesazhe për ruajtjen e ambientit dhe të pyjeve. Ky aksion ishte mbështetur edhe nga ambasada Finlandeze Java e Pyjeve organizohet në kuadër të fushatë vetëdijësues “Pyjet janë Burim i Jetës”, e cila është mundësuar nga Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe organizatën FAO. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 14 orë më parë