Kryeministri Kurti i dërgon letër ngushëllimi presidentit Erdogan NULL NULL 06.02.2023 20:27 06.02.2023 20:27 Përmes një letre drejtuar presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet më të thella atij dhe familjarëve të viktimave të tërmetit që goditi sot Turqinë, kurse të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë. Në letër, më tej thuhet se në këtë kohë të vështirë, Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk dhe është e gatshme, mbi bazën e kapaciteteve të saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, që të ndihmoj në kalimin e kësaj tragjedie, transmeton klankosova.tv. Kujtojmë se sot, pak çaste më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 19 minuta më parë
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 1 orë më parë