Hiqet nga tregu kosovar një lloj vaji serb, s’e plotësonte kriterin e sasisë NULL NULL 03.02.2023 17:47 03.02.2023 17:47 Një vaj ushqimor, i prodhuar në Serbi është tërhequr nga tregu pasi i njëjti nuk e ka plotësuar kriterin e mesatares së sasisë. Kjo është bërë nga Inspektorati i Tregut, i cili për dyshimin në lidhje me peshën dhe sasinë e produkteve, i ka dërguar mostrat në laborator për analiza përkatëse, pas të cilave ka rezultuar se i njëjti nuk i plotëson kriteret. “Raporti i verifikimit nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, gjegjësisht laboratori i parapaketimeve ka konstatuar se një vaj ushqimor, i prodhuar në Serbi, nuk e plotëson kriterin e mesatares për sasi siç e parasheh rregullorja 03/2020 për produktet e parapaketuara”. “Si rrjedhojë Inspektorati i Tregut, si në çdo rast tjetër ka ndërmarrë masa në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, respektivisht operatorit ekonomik, importues i këtij vaji , i është ndaluar shitja e këtij produkti dhe tërheqja nga tregu në afat prej 15 ditësh”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Tregut, transmeton Klankosova.tv. Më tej, inspektorati i ka bërë ftesë qytetarëve që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve dhe për çdo shkelje, të njoftojnë Inspektoratin e Tregut.