Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reshjet e nevojshme, por edhe problematike (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 22.01.2023 20:15

Ndonëse të reshura kishte me bollëk ditëve të fundit, ato nuk u vërejtën në liqenin e Badovcit prej ku furnizohet kryeqyteti, e bile nuk arritën ta nxjerrin nga disa metra minus thellësi sa i ka tashti.

Shiu ngriti vetëm nivelin e liqenit të Batllavës, pikës tjetër ku mbushen rezervuarët e ujësjellësit.

“Kemi pas ngritje të nivelit në Batllavë por në gjendje të rënduar mbetet ende liqeni i Badovcit që është minus 8 metra në kapërderdhje, ndërsa ky shi do të jetë i mirë për stinën e verës.” tha , Arjeta Mjeku, zëdhënëse në KRU “Prishtina”.

Por, në dimër duket se shiu po shkakton pak telashe.  Turbullirat e shkaktuara bënë që Fushë Kosova, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës të përballen me reduktime..

 

lajme të ngjashme