Ballkani i Hapur apo Procesi i Berlinit? Paolucci i BB: Vendim sovran i Kosovës (VIDEO) NULL NULL 21.01.2023 12:51 21.01.2023 12:51 Ekonomive sikur asaj së Kosovës i duhet integrimi rajonal. Kështu ka thënë menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, kur është pyetur rreth refuzimit të qeverisë së Kosovë për t’u bërë pjesë e iniciativës ekonomike rajonale e njohur si Ballkani i Hapur. “Për vendet e vogla dhe me ekonomi të vogël, si vendet e Ballkanit, integrimi rajonal është i domosdoshëm. Është një proces në vazhdim, Procesi i Berlinit, si dhe ka mënyra të tjera që të realizohet integrimi rajonal. Ne flasim për integrim rajonal në tregun energjetik, në lehtësimin e tregtisë dhe transportit, për shembull. Integrimi rajonal mund të ndodhë, dhe ka mënyra të ndryshme për ta arritur këtë, por rëndësi ka që integrimi rajonal të kontribuojë në integrimin e këtyre vendeve në procesin e anëtarësimit në BE”, ka thënë Paolucci në emisionin Portofol në Klan Kosova FM. Por ku duhet të fokusohet Kosova, në Procesin e Berlinit apo Ballkanin e Hapur? “Ky është vendim sovran i Kosovës”, është shprehur shkurt ai.