Vdes Dr. Emrush Hetemi NULL NULL 18.01.2023 22:20 18.01.2023 22:20 Gjatë ditës së sotme ka vdekur Doktor Emrush (Rexhep) Hetemi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij, por edhe Oda e Mjekëve të Kosovës. Dr. Hetemi ishte specialist i Dermatovenerologjisë. Studimet për mjekësi të përgjithshme dhe specializimin në lëminë e dermatolovenerologjisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Prishtinë, Drenas dhe Skenderaj. Për dy mandate Dr. Hetemi ishte Drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij. Varrimi do të mbahet nesër me datë 19 janar në ora 14:20 në varrezat në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë. E pamja mbahet me datë 20,21 dhe 22 janar në Hotel “Grand”, Prishtinë, kati i II-të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 17 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 23 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day