555 vjetori i vdekjes së Skënderbeut – 10 portrete të realizuara nga artistë të ndryshëm (FOTO) NULL NULL nga Hekuran Sokoli 17.01.2023 19:24 nga Hekuran Sokoli 17.01.2023 19:24 Sot janë bërë 555 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i cili njihet si udhëheqësi më i madh shqiptar ushtarak në historinë tonë. I lindur në një familje fisnike në Principatën e Kastriotit (rajoni i Lezhës së sotme), në moshë shumë të re ai u dërgua për t’u arsimuar e trajnuar në oborrin perandorak osman, me të cilët më pas do të luftonte për t’i mbrojtur viset arbërore nga pushtimi. Me një zgjuarsi të hollë ushtarake, ai arriti ta mbrojë jo vetëm vendin ku kishte lindur, por tërë Evropën nga zgjerimi i Perandorisë Otomane. Si rezultat, ai u bë frymëzim i artistëve të shumtë të cilët pikturuan portretin e tij para dhe pas vdekjes së tij. Shqiptari që jeton në Japoni, Micky Haxhiislami, i ka renditur 10 portrete të Skënderbeut të cilat janë realizuar nga artistë të ndryshëm nëpër periudha të ndryshme kohore. Portreti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut i vitit 1466 që ndodhet në Palazzo Scanderbeg në Romë, i konsideruar si përshkrimi më real dhe më real i tij, i bërë sa ishte gjallë. Autor i panjohur. Portreti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut nga Cristofano dell’Altissimo (1525-1605), 1552. Portreti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut i artistit flamand, printuesit dhe gdhendësit në bakër, Dominicus Custos (1560-1612) Portreti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut nga Antonio Maria Crespi (1580-1630). Skica e portretit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut nga Rembrandt Harmenszoon van Rijn (1625-1647). Një portret i rrallë i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, botuar në një libër në Pecs, Hungari, më 1828. Portreti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut nga piktori bullgar Dimitar Dobrovich Pehlivanoglu (1816-1905). Portreti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut nga Kol Idromeno, 1890. Portreti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut nga Spiro Xega, 1931. Portreti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut nga Roberto Gammone, 2018. Atë që nuk arritën ta bëjnë osmanët në 25 beteja, e arriti një sëmundje e cila ia mori jetën në moshën 63-vjeçare. Më 17 janar të vitit 1468 ai vdiq në Lezhë, pikërisht në vendin ku e kishte themeluar aleancën ushtarake me forcat krahinore për t’u bashkuar kundër Perandorisë Osmane. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.