LIVE| Getinjo përfundimisht lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova (VIDEO) NULL NULL 16.01.2023 21:01 16.01.2023 21:01 00:47 – Fisi befasohet nga nëna e tij (VIDEO) Fisi është ndër banorët e rinj aty brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ai sonte është befasuar nga nëna e tij, përcjell Klankosova.tv. Ata së bashku edhe kanë bërë një lojë basketbolli. Ndryshe, Fisi edhe më herët nga dhoma e rrëfimit ka folur për nënën e tij dhe basketbollin. 00:42 – “Sfida e kapitenit” – banorët u sfiduan të qërojnë 50 kilogramë qepë (VIDEO) Gjatë natës së sonte Prime të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me momente të përmbledhura nga “Sfida e Kapitenit”, ku ata ishin detyruar që të grijnë plot 50 kilogramë qepë. “Banorë, në shtëpi janë 50 kilogramë qepë që ju duhet t’i grini. Dyshja që arrijnë të prejnë më së shumti qepë deri në harxhimin e sasisë, shpallen fitues dhe fitojnë një avantazh”, u tha në njoftimin e “Vëllait të Madh”. Por, si e kaluan ata këtë sfidë? E zbuloni përmes videos në linkun e mëposhtëm. 00:35 – Gresa dhe Fisi banorët më pak të preferuar nga publiku, kalojnë direkt në nominim Gresa dhe Fisi, në bazë të votave kanë dalë banorët më pak të preferuar. E për këtë gjë, ata kanë kaluar direkt në nominim, përcjell Klankosova.tv. Ndërkaq, tashmë banorët kanë filluar me nominimet e tyre. 00:26 – Largimi befasues i Getinjos – Ana, Edoni dhe Shota komentojnë vendimin (VIDEO) Vendimi i Getinjos për largim nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka qenë i papritur për banorët. Largimin e tij e kanë komentuar edhe Ana, Edoni e Shota që gjenden në studio, përcjell Klankosova.tv. Për të kuptuar mendimet e tyre, mund ta shikoni videon e mëposhtme: 00:19 – Arta pas largimit të Getinjos: E kam kuptuar deri në palcë (VIDEO) Banorja e Big Brother VIP Kosova, Arta ka folur gjatë spektaklit të sotëm Prime, rreth largimit të Getinjos ka shtëpia e “Vëllait të Madh”. “Se di a është momenti i duhur tani, pasi që Getinjo e foli ata, më dukej sikur po flisja unë shumicën e fjalëve që ai tha”, ka thënë Arta duke iu referuar letrës lamtumirëse që rep artisti e ka lexuar në sallonin e shtëpisë. “Përndryshe e kam mirëkuptuar vendimin e tij dhe e kam kuptuar deri në palcë, sepse edhe unë kam pasur disa luhatje me veten time”, ka shtuar ajo pos tjerash. Por, çfarë tha më saktësisht Arta? Kuptojeni përmes videos në linkun e mëposhtëm. 00:06 – Getinjo: Big Brother më dha mundësinë qe se pata kurrë, të tregoj se kush është Getinjo i vërtetë (VIDEO) Getinjo ka marrë vendim që përfundimisht të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. E pas largimit, ai ka thënë se Big Brother ia ka dhënë mundësinë që nuk e ka pasur kurrë, përcjell Klankosova.tv. “Big Brother më dha mundësinë qe se pata kurrë, të tregoj se kush është Getinjo i vërtetë”, u shpreh Getinjo. 00:00 – Fjalët e para të Getinjos pas daljes nga shtëpia (VIDEO) Getinjo ka vendosur që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Ai pasi arriti në studio, është shprehur se po ndihet mirë, por pak i mërzitur, përcjell Klankosova.tv. “Po ndihna shumë mirë dhe pak i mërzitur, i mërzitur se i pash ato fytyra të mërzitura brenda, pork y është vendimi im që mendoj se është mirë për mua”, u shpreh ai. 23:54 – “Lum familja që e ka atë djalë”, banorët flasin për Getinjon pas daljes (VIDEO) Getinjo ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Pas këtij lajmi, banorët janë përlotur, përcjell Klankosova.tv. Ganja ka pasur fjalë shumë të mira për Getinjon. “Lum familja që e ka atë djalë”, është shprehur ajo. 23:51 – Getinjo dhe Vivien takohen për të fundit herë brenda shtëpisë së BBVK-së (VIDEO) Ngjarja më e përfolur për natën e sotme Prime të spektaklit të së hënës mbrëma të Big Brother VIP Kosova, vijon të mbetet largimi i Getinjos – si për audiencën, ashtu edhe për banorët. Por, sigurisht ajo që e përjetojë më rëndë nga vajzat largimin e Getinjos, ishte e dashura e tij, Vivien. Duke qenë se “Vëllai i Madh” tashmë njihet për zemërgjerësinë e tij, ai i ka rezervuar Vivien një takim të fundit me Getinjon që u realizua në dhomën e surprizave. Takimi ishte ndër më emocionuesit që prej nisjes së këtij formati televiziv dhe u shoqërua me puthje e përqafime të shumta, por edhe lot. E cila ishte biseda e fundit mes dyshes në sytë e kamerave të BBVK-së? Kuptojeni, duke e shikuar videon në linkun e mëposhtëm. 23:46 – Getinjo largohet nga shtëpia, pritet jashtë me përqafime e duartrokitje të mëdha (VIDEO) Getinjo është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Ai në studio është pritur me duartrokitje të mëdha, përcjell Klankosova.tv. Kur ai hyri në shtëpi, u prit edhe me shumë përqafime. 23:38 – Stresi mërzitet pafund për daljen e Getinjos: Dal edhe unë direkt (VIDEO) Spektakli i sotëm i natës Prime të Big Brother VIP Kosova, ka transmetuar për audiencën një mori momentesh voluminoze dhe të papritura. I tillë ishte edhe reagimi i Stresit, pasi e morri lajmin që Getinjo do të largohet nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, i cili ka shpërthyer në lot dhe në një moment ka shkuar tek dollapi i rrobave të veta duke shprehur revoltën e tij karshi kësaj ngjarjeje. Stresi fillimisht ka thënë se nuk pranon të rrijë në shtëpi pa mikun e tij, Getinjon. Por, më pas është qetësuar. Pos, Stresit, rëndë lajmin e ka përjetuar edhe e dashura e Getinjos, Vivien, e cila nuk i ka ndalur lotët për minuta me radhë që pas daljes së rep artistit nga shtëpia. 23:29 – Vendimi i Getinjos s’ishte i papritur për Vivin, ai e kishte përgatitur atë për këtë moment (VIDEO) Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, Getinjo ka lëshuar përfundimisht shtëpinë e “Vëllait të Madh”. Por, vendimi i Getinjos duket të mos ketë qenë i paprecedentë, pasi që realisht ai kishte planifikuar diçka të tillë kohë më parë. Një video material i transmetuar sonte gërsheton momentet kur Getinjo e kishte parapërgatitur Vivien për largimin e tij. Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm për të mësuar detaje nga “rrëfimi” i Getinjos tek Vivien. 23:20 – Getinjo u largua nga shtëpia, banorët shpërthejnë në lot (VIDEO) Getinjo ka marrë vendim që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Nga ky vendim u prekën të gjithë banorët e shtëpisë, përcjell Klankosova.tv. Teksa e përshëndetën Getinjon, të gjithë janë përlotur. Edhe pas largimit të Getinjos nga shtëpia, të gjithë banorët kanë dalur të përlotur në oborrin e shtëpisë. 23:00 – Getinjo gati për tu larguar nga shtëpia, përshëndetet me të gjithë banorët (VIDEO) Getinjo – ishte banori i parë që ishte futur brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, dhe i njëjti mbetet banori i parë i cili ka kërkuar që të dalë po nga kjo shtëpi. Gjatë natës së sotme Prime, Getinjo i ka dhënë përfundimisht fund aventurës së tij brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, duke hequr dorë nga çmimi prej 200 mijë eurosh. Pasi ka lexuar letrën e shkruar dedikuar banorëve të tjerë të shtëpisë, ai është drejtuar për tek dhoma e rrëfimeve, ku pritet të ketë edhe një bashkëbisedim, mbase të fundit nga ambientet e shtëpisë së BBVK-së. 22:40 – E shkelmoi derën, dënohet Stresi Stresi të shtunën pati një moment shqetësimi, ku edhe kërkoi të largohet nga shtëpia. Gjatë kësaj situate, ai në një moment ka shkelmuar derën, për të cilin veprim më pas ka kërkuar falje, përcjell Klankosova.tv. Por, “Vëllai i Madh” gjithsesi ka një dënim për Stresin. Në dy javët në vazhdim, ai do të jetë i nominuar. 22:39 – Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova (VIDEO) Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Getinjo ka vendosur që gjatë natës së sotme Prime të spektaklit të këtij formati televiziv, të dorëzohet nga aventura për ta fituar çmimin prej 200 mijë eurosh, duke kërkuar të dalë nga shtëpia. I ftuar në dhomën e rrëfimeve, Getinjo ka listuar arsyet që e çuan atë në marrjen e këtij vendimi të papritur. Për më shumë detaje, ndiqeni spektaklin e sotëm në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion si dhe ‘live’ edhe në YouTube. 22:32 – Ganja “thumbon” banorët, Lugati i këndon “më mirë rri e shuj, asgjë mos thuj veç shuj” (VIDEO) Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, banorja e shtëpisë, Ganja ka bërë një deklaratë goxha thumbuese karshi banorëve të tjerë. Duke komentuar raportin në mes të Stresit dhe Xhulit, Ganja ka thënë se “ata thjesht po bëjnë lojë, dhe njëjtë si ta po veprojnë edhe banorët e tjerë”. Kësaj deklarate, me shaka i është përgjigjur Lugati, i cili i ka kënduar referenin e këngës së Ganës – “Më mirë rri e shuj, asgjë mos thuj veç shuj”. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 22:32 – Nuk ndihet mirë, Xhuli dërgohet në spital (VIDEO) Xhuli dje nuk ka kaluar një ditë shumë të mirë. Ajo nuk ka qenë mirë me shëndet, ndaj është dërguar në spital, përcjell Klankosova.tv. Xhuli ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe tani është në gjendje më të mirë. 22:23 – Hapet televotimi për banorin e preferuar Është hapur televotimi për banorin e preferuar të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ju mund të votoni për banorin që ju e pëlqeni më së shumti. 22:10 – Përplasja mes Shotës dhe Anës – sqarohet situata e tensionuar (VIDEO) Sonte, po vazhdon të mbahet nata e spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, ndërsa të ftuar në skenë janë edhe ish konkurrentët e këtij formati televiziv, Edoni, Shota dhe Ana. Një përplasje e ashpër ka ngjarë të ndodhë në mes të Shotës dhe Anës, pasi që kjo e fundit e ka akuzuar aktoren se “ka dashur t’ia sulmojë fizikisht të motrën”, Arta Kabashin. Shota i ka mohuar absolutisht akuzat e Anës, ndërsa i ka kërkuar kësaj të fundit që t’i rikthehen miqësisë së vjetër që dyshja kanë pasur. Por, Ana ka reaguar kategorikisht kundër Shotës dhe ka mohuar çdo alternativë të mbajtjes së një raporti miqësor mes tyre. 22:10 – Shkelmoi derën dhe humbi qetësinë, Stresi në lot nga dhoma e rrëfimit pas “shpërthimit” të tij (VIDEO) Stresi gjatë ditëve të kaluara pati disa momente shqetësimi, ku në një moment edhe shkelmoi derën. Më pas për këto veprime ai u kërkoi falje edhe banorëve edhe publikut, përcjell Klankosova.tv. E pas gjithë kësaj situate Stresit shpërtheu në lot në dhomën e rrëfimit. 22:00 – “Nuk do të ndodhë më”, Stresi kërkon falje për veprimet që i bëri (VIDEO) Gjatë javës, Stresi pati disa momente shqetësimi, ku në një moment edhe shkelmoi derën. E për këto veprime, ai është penduar dhe ka kërkuar falje, përcjell Klankosova.tv. “Nuk do të ndodhë më”, është shprehur Stresi në Prime. 21:58 – Si arriti Stresi deri tek kërkesa për largim nga shtëpia dhe shkelmimi i derës? (VIDEO) Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime së Big Brother VIP Kosova, siç edhe pritej, është diskutuar lidhur me veprimet e Stresit në fundjavën që lamë pas dhe kërkesës së tij për tu larguar nga shtëpia. Madje, rep artisti u pa ta shqelmonte derën e dhomës së rrëfimeve, diçka që nga opinionisti Olti Curri, u cilësua si moment i rëndë për tu shfaqur në transmetim. Por, “Vëllai i Madh” që tashmë njihet për korrektësinë e tij, jo vetëm që ka vendosur ta diskutojë ngjarjen në këtë natë Prime, por edhe ka transmetuar pamje nga acarimi i paprecedentë i Stresit. Për t’i parë pamjet e papublikuara të Stresit atë natë, shikojeni videon në linkun e mëposhtëm. 21:52 – Pse e shkelmoi derën? Sqarohet Stresi (VIDEO) Gjatë javës, Stresi pati disa momente shqetësimi, ku kërkoi edhe largimin nga shtëpia. Ai gjatë asaj kohe, në një moment edhe shkelmoi derën, përcjell Klankosova.tv. E për arsyen e këtij veprimi, Stresi foli sonte në Prime. Këtë dhe më shumë mund t’a shihni në videon e mëposhtme: 21:48 – Shota pas akuzave të Anës: Unë s’jam femër e dhunshme, nuk jam Mike Tyson (VIDEO) Ish-konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, përfshirë, Edonin, Shotën dhe Anën janë shfaqur sonte në natën e spektaklit Prime, ndërsa nuk mungoi as një debat i ashpër mes këtyre dy të fundit. Kësisoj, Ana e ka akuzuar Shotën pasi që sipas saj ka dashur “ta rrahë motrën e vet”, Arta Kabashin. Por, diçka të tillë e ka mohuar Shota, e cila ka treguar versionin e saj të historisë. “Unë nuk njihem për dhunë, nuk jam Mike Tyson. Nuk jam femër e dhunshme”, ka thënë Shota pos tjerash. Ndërkaq, lidhur me këtë kanë reaguar edhe opinionistët e këtij formati televiziv, por cili ishte mendimi i tyre karshi kësaj ngjarjeje? Mësojeni, duke e shikuar videon në linkun e mëposhtëm. 21:28 – Cilat janë porositë e Ana Kabashit drejtuar banorëve aktual të BBVK-së? (VIDEO) Nata e sotme e spektaklit të sotëm Prime ka nisur dhe të ftuar në skenë janë edhe ish konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, përfshirë Shotën, Edonin dhe Anën. “Vëllai i Madh” ka transmetuar një video material të ish banores së fundit, Ana Kabashit, e cila ka pasur nga një porosi për secilin konkurrent që akoma po vazhdon aventurën brenda shtëpisë së famshme të BBVK-së. Por, cilat ishin porositë më pikante të Anës? Zbulojeni, duke e klikuar videon në linkun e mëposhtëm. 21:20 – Xhuli: Nuk e tregoj dot moshën se kur e kam humbur virgjërinë, por ka ndodhur shumë vonë (VIDEO) Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Lugati gjatë ditës së sotme ka pasur një sërë pyetjesh pikante për banorët e tjerë. Kësisoj, ai e ka pyetur Xhulin, se në çfarë moshe e ka humbur virgjërinë? Pyetjes, pa hezituar fare i është përgjigjur Xhuli, veç se me pak detaje, teksa ka thënë se “e ka humbur shumë vonë virgjërinë”. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. 21:17 – Edhe Prime i Big Brother VIP Kosova nis me këngën “Hajde luj qyqek” (VIDEO) Banorët gjatë gjithë javës e kanë pasur për detyrë të vallëzojnë kur fillon muzika. “Hajde luj qyqek”, ishte kënga që i shoqëronte vazhdimisht ata, përcjell Klankosova.tv. Por, edhe Prime i Big Brother VIP Kosova nisi po me këtë këngë. 21:01 – Nis Prime i Big Brother VIP Kosova Ka filluar nata e sotme Prime e Big Brother VIP Kosova. Sonte në këtë spektakël do të ketë surpriza të shumta, përcjell Klankosova.tv. Spektaklin mund ta ndiqni direkt në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, por edhe në YouTube. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.