Mjeku vdes duke luajtur futboll (VIDEO) NULL NULL nga Arjeta Sinani 13.01.2023 20:17 nga Arjeta Sinani 13.01.2023 20:17 Ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu. Ai pësoi sulm kardiak derisa ishte duke luajtur futboll në fushën e gjelbër të enjten. I njëjti vetëm një ditë para vdekjes, e kishte kujtuar përvjetorin e tretë të vdekjes së babit të tij, përmes një postimi në Facebook. Përveç datave, babë e bir ndajnë edhe historinë e njëjtë të vdekjes. “Babai i tij dikur ka qenë i bërë operacion prej zemrës”, ka thënë një familjar i të ndjerit. Dhimbjen për të birin e ndau nëna e Rasimit, bashkë me ata që kishin ardhur për ti dhënë lamtumirën e fundit. “Ai ka qene fëmijë i mirë, babë i mirë, i kishte të gjitha virtytet që neve na i përcjellshin çdo ditë e na e bënin jetën shumë të begatshme”, ka thënë nëna e tij Rejhane Sefiu.